Parlamenti Evropian voton pro integrimit në BE të Shqipërisë

13:11 | 29 Nëntor 2018
Arbresh.info

Parlamenti Europian ka votuar pro raportit për integrimin e Shqipërisë në BE. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Përmes një postimi në Twitter, Balla tha se raporti në fjalë është hartuar nga eurodeputeti Kunt Fleckenstein. Mësohet se PE i ka dhënë mbështetje rekomandimit për çeljen e negociatave për në BE.

“Parlamenti Europian ka votuar me 459 vota pro në favor të raportit të vitit 2018 për Shqipërinë. Ky raport mbështet plotësisht rekomandimet e Komisionit Europian që lejon hapjen e negociatave në njohje të përpjekjeve për zbatimin e reformave të bëra nga Shqipëria”, shkruan Balla në rrjetin social./Tch

https://twitter.com/taulantballa/status/1068106561904623618

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme