Përmes një deklarate në Parlamentin Evropian, grupi i Partisë Popullore Evropiane ka kërkuar që Shqipëria të zhvillojë zgjedhje të njëkohshme parlamentare dhe lokale me Kodin e ri Zgjedhor.
Sipas Michael Gahler, koordinator i grupit për Çështjet e Zgjerimit, zgjedhjet në respekt të Kodit Zgjedhor dhe të dakorduar mes palëve duhet të jenë të lira dhe të ndershme.
Lexoni më poshtë deklaratën:
“Grupi i Partisë Popullore Europiane vazhdon të përkrahë Shqipërinë në udhën e saj drejt Bashkimit Europian. Prandaj ne e vlerësojmë marrëveshjen mes qeverisë e opozitës për një pjesë të rëndësishme të reformës së Kodit Zgjedhor në përputhje me standardet e BE dhe OSBE.
Kjo reformë duhet të përfundojë me këtë frymë dhe, mbi të gjitha, duhet të zbatohet në mirëbesim në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale. Ato zgjedhje duhet të jenë të lira e të ndershme. Kjo është thelbësore për demokracinë në Shqipëri, por, gjithashtu, plotëson dy kushte të BE për fillimin e negociatave të anëtarësimit.
Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të punojnë për përmbushjen e 15 kushteve që duhet të përmbushë Shqipëria në mënyrë që të çelen negociatat. Ne insistojmë për anulimin e legjislacionit që rrezikon lirinë e shprehjes, si dhe për procedimin penal kundër atyre që kanë blerë vota në zgjedhjet e shkuara.”
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...