“Parku Eden” është gati/ Instalacioni brenda kryeministrisë, Rama: Do hapet edhe për publikun

22:24 | 29 Dhjetor 2024
D.H

Parku Eden, instalacioni prej druri, i ndërtuar brenda kryeministrisë së Shqipërisë ka përfunduar dhe së shpejti do të jetë i hapur edhe për publikun,.

Gjatë një interviste për mediat greke, kryeministri shqiptar, Edi Rama ka bërë publike pamjet, të këtij projekti i cili është ideuar nga studio austriake “Precht” dhe si bazë ka drurin, ku në vend që të vendoset një kopësht në tokë, krijohet një kopësht 3- dimensional që lejon zhvillimin e programeve dhe eventeve publike të ndryshme.

Sipas kreut të qeverisë të Shqipërisë, ky instalacion nuk është një vepër arti por një projekt për energjinë e rinovueshme vetëm për mjedise pune dhe evente kulturore.

“Ky është një park natyror dhe një mjedis pune njëkohësisht në ambjentet e kryeministrisë, një hapësirë kjo shtesë që do tu shërbeje jo vetëm punonjësve këtu por edhe publikut të gjerë. Këtu mund të bëjmë evente, konferenca po ashtu edhe teatër.”

Kopshti i Edenit ka tribunën e tij, një rampë ulëse, qe mundëson zhvillimin e konferencave zyrtare gjatë ditës dhe në mbrëmje mundësinë për leksione, koncerte apo fjalime. Ndërsa bimët, do të mbështjellin audiencën me një kuvertë natyrale si sfond i bukur për eventet./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme