Parkimi publik pranë stacionit të trenit në Durrës, Rama: Do të furnizohet me energji diellore

15:15 | 31 Gusht 2023
K.B

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama këtë të enjte ndodhet në qytetin bregdetar në Durrës ku pas inspektimit në zonën e Spitallës, tashmë ka inspektuar nga afër punimet në parkimin publik dhe në parkun e qytetit.

Rama është shprehur se parkimi publik tek stacioni i trenit do të vijë në ndihmë jo vetëm qytetarëve por edhe vizitorëve të cilët do e kenë më të lehtë që të gjejnë hapësirë për të lënë automjetin e tyre.

Ndër të tjera kreu i qeverisë ka theksuar se këndi i lojërave është një tjetër hapësirë që do të jetë pjesë e rëndësishme për të mundësuar sa më shumë hapësirë për fëmijët durrsakë.

“Duhet që të ketë karrige metalike dhe përmes një kujdestari qytetarët të kenë mundësi që të marrin një karrige dhe ta dorëzojnë pasi të ikin, në këtë mënyre krijohet një shoqëri komunitare”, ka thënë ai./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme