Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me autoritetet franceze kanë vënë në pranga 8 shtetas shqiptarë, të cilët në formën e një grupi kriminal grabisnin banesa kryesisht në lindje të Francës, në Belgjikë, në Itali, në Spanjë dhe në Gjermani.
Finalizimi i operacionit të përbashkët shqiptaro-francez për shpërbërjen e bandës së shqiptarëve, është kryer në prill të 2019-s, ndërsa është njoftuar së fundmi më 13 maj në një konferencë për shtyp të kryeprokurorit përkatës të rajonit, Fransua Perain (François Pérain) dhe të prokurorit shqiptar, Besim Hajdarmatajt.
Mësohet se shuma e orendive, sendeve dhe mallrave të vjedhur nga banesat, arrin shifrën e 300.000 eurove. Pesë prej anëtarëve të bandës, pjesëtarë të familjes Kajtazi, u arrestuan në Francë, ndërsa tri të tjerët, Alfons Përkola, Besnik Fufi dhe Aleks Marku, u arrestuan në Shqipëri me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Nga hetimet e përbashkëta rezultoi se familja Kajtazi shërbente si bazë e veprimtarisë së bandës. Pasi kryenin bastisjet e shtëpive dhe të lokaleve në vendet e lartpërmendura të Evropës, tre të arrestuarit në Shqipëri, riktheheshin në qytetin e tyre, në Laç, ku depozitonin sendet e grabitura.
Autoritetet ranë në gjurmët e bandës falë një parfumi të personalizuar që u gjet në shtëpinë e Përkolës, të denoncuar si të vjedhur nga shtetasja franceze Lambotte Dominique. “Më vodhën një parfum me dedikim të personalizuar, ku shkruhej ‘Gëzuar Krishtlindjen’ .”- pati denoncuar Dominique.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...