Grupet kriminale shqiptare e kanë shtrirë aktivitetin e tyre në vende të ndryshme të botës.
Së fundmi edhe në malet greke, raportohet se shtetas shqiptar kultivojnë sasi të mëdha kanabisi.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat greke, të cilat iu referohen burimeve nga hetimet e deritanishme të autoriteteve.
Kufizimet e qarkullimit dhe mbyllja e kufijve për shkak të koronavirusit, sipas vlerësimeve të Prokurorisë, ishin ato që sollën fillimisht kultivimin mjaft fitimprurës të hashashit në Greqi, në vend të importit të hashashit nga Shqipëria dhe siç rezulton, pavarësisht heqjes së masave , kultivimi vazhdon në malet greke.
Për nevojat e kultivimit nga Shqipëria janë shpërngulur edhe punëtorët që paguhen shumë për të jetuar në mal gjatë sezonit të kultivimit.
Një grup i madh është kapur në Larisa dje në plantacionin e tyre përveç 2193 bimëve, u kapën edhe 22 kilogramë hashash në tufa, pa llogaritur sasinë e korrur në periudhën e mëparshme.
Duke pasur parasysh numrin e bimëve autorët do të kishin korrur rreth 5 ton hashash, me vlerë 10 milionë euro, përmasa që nga njëra anë konfirmon fitimet e mëdha nga tregtia e substancave të varësisë dhe nga ana tjetër lejon edhe pagesat ‘në ar’ të punëtorëve në mal.
Vlen të theksohet se në banesën e një 30-vjeçari të arrestuar, në një fshat të komunës së Kilelerit, u gjetën dhe u konfiskuan tre pasaporta të shtetasve shqiptarë.
Nga gjykimi i rasteve të mëparshme bëhet e ditur se të arrestuarit në Larisa kanë marrë një shpërblim në të holla prej 30 mijë eurosh, ndërsa me të korrat në formë bonusi do të merrnin edhe 10 kilogramë hashash, të cilin do ta dispononin.
Ashtu siç u konfirmua edhe në plantacionin e djeshëm, autorët e organizonin jetesën e tyre, pasi do t’u duhet të qëndrojnë me muaj në mal.
Kështu ndërtojnë rezervuarë të improvizuar për ujitjen e plantacioneve, blejnë mallra bujqësore (plehra, ujitje me pika, etj.), si dhe sigurojnë ushqim afatgjatë./albeu/
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...