Vendi ynë do përfshihet nga rritje temperaturash këtë të mërkurë.
Sipas MeteoAlb vijon vendi ynë në orët e para të ditës në dominimin e kthjellimeve në po thuajse gjithë territorin, por kalime të pakta vranësirash do të ketë përgjatë kufirit Lindor. Ndërsa në orët në vijim parashikohet të ketë kalime të lehta dhe të pakta vranësirash në të gjithë Shqipërinë, ku më të fokusuara do të jenë në Verilindje.
Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 16°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 – 3 ballë./Tch/
Reshje bore rekord në Seul/ Fluturime të anuluara dhe mijëra...
Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore
Përgjatë 24 orëve shqiptohen mbi 2 mijë gjoba trafiku
Kryeministri britanik: Armëpushimi në Liban do të jetë lehtë...
Gjesti eskalon nga xhelozia, hedh në pishinë Xhenetën e Vull...
Posedim i substancave narkotike, njërit nga të dyshuarit i s...