Sipas MeteoAlb dita nis me vranësira të dendura dhe shira të izoluar në zonat veriore dhe qendrore. Por pasditja dhe mbrëmja sjellin shira të pakët dhe në zonat jugore.
Parashikohet që vetëm nata të sjellë përmirësim të kushteve atmosferike në vend.
Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 22°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.
Kosova
Vranësira të dendura shoqëruar herë pas herë me rrebeshe shiu mbizotërojnë motin në territorin e Kosovës gjatë gjithë ditës. Herë pas here do ketë dhe intervale me kthjellime.
Maqedonia e Veriut
Paraditja paraqitet me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurtra me kthjellime. Por mesdita dhe orët vijuese shtojnë vranësirat duke sjellë shira afat-shkurtër në MV.
Rajoni dhe Evropa
Vijon ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në Evropën Jugperëndimore dhe Lindore duke diktuar vranësira dhe rrebeshe shiu. Po ashtu me vranësira dhe shira do paraqitet dhe Ballkani Perëndimore. Ndërsa nën dominimin e motit kthjellët paraqiten Evropa Veriore dhe Qendrore.
Neuer pyetet nëse do të rikthehet nga pensionimi pas lëndimi...
Policia shqiptoi 1 mijë e 807 gjoba trafiku brenda 24 orëve
Një arkatare e një marketi në Prishtinë raporton 200 euro të...
Arrestohen dy persona në Prishtinë, dyshohet se sulmuan një ...
Arrestohet punëtorja e një kompanie të sigurimit në Prishtin...
Babai në Viti e lajmëron të zhdukur vajzën e tij të mitur