Në orët e para të mëngjesit, Shqipëria; do të jetë nën mbizotërimin e vranësirave të shpeshta, por pas mesditës dhe në vijim pritet grumbullim i vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit ku më problematike situata do të paraqitet; në jug-jugperëndim të territorit ku shirat do të jenë në formë shtrëngate.
Sipas Meteoalb, në zonat e thella malore priten reshje të pakta dëbore; Parashikohet që edhe gjatë natës reshjet të vijojnë në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të rriten në vlerat minimale, por ulen maksimumet duke u luhatur nga -2°C vlera më e ulët deri në 18°C vlera më e lartë në rang vendi.
Era do të fryjë e fortë si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë mbi 75 km/h nga drejtimi Jugor; për pasojë në brigjet detare do të krijohen dallgë mbi 7 ballë./abcnews.al
Sot mblidhen pesë komisione parlamentare
Gjermania premton 6 miliardë euro në vit për financimin e kl...
Arne Slot befason të gjithë me përforcimin e fundit te Liver...
Moti në Shqipëri me vranësira dhe shi
PLE e dënon sulmin në Ferizaj: Racizmi nuk ka vend në shoqër...
Komisioni i posaçëm interviston kandidatët për gjyqtarë të G...