Parashikimi i motit për të mërkurën në Shqipëri

08:06 | 23 Janar 2019
Arbresh.info

Vijon në të gjithë territorin e Shqipërisë ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme, duke kushtëzuar mot me vranësira të dendura dhe reshje shiu e dëbore, gjatë pjesës së parë të ditës.

Pasditja dhe nata do të përmirësojnë dukshëm kushtet atmosferike në pjesën më të madhe te vendit.

Ndërsa me reshje të pakta shiu e dëbore mbeten zonat Juglindore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C në zonat malore deri në 14°C bregdeti.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme