Google ADS

Parashikimi i motit për sot në Shqipëri

08:19 | 14 Qershor 2023
E.H

Sot e mërkurë, 14 qershor, Shqipëria do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës.

Në mesditë dhe pasdite përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe zonave malore vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët, hera-herës shtrëngata afatshkurtra.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 5m/s, e cila më momentin e zhvillimit të vranësirave dhe përgjatë vijës bregdetare fryn me shpejtësi deri 10m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme