Si pasojë e reshjeve të shiut gjatë ditës së sotme, disa zona të kryeqytetit u përmbytën.
Një fakt interesant, sipas “Meteoalb” ishte edhe rënia drastike e temperaturave. Në vetëm 60 minuta, temperaturat kanë pësuar një rënie me 14 gradë C.
Ndonëse një gjë e tillë ishte parashikuar nga meteorologët, këta të fundit kanë parashikuar se si do të jetë situata nesër.
Sipas “MeteoAlb”, gjatë paradites së nesërme, territori shqiptar do të dominohet nga kthjellimet ndërsa gjatë mesditës do të shfaqen vranësira kalimtare në zonat verilindore.
Pasditja do të vijojë nën ndikimin e kthjellimeve në zonat veriore dhe qendrore, ndërsa kthjellime dhe vranësira të shpeshta dominojnë kushtet atmosferike në zonat jugore, më të dukshme në juglindje të vendit.
Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie me 2-3°C duke bërë që ekstremet termike në rang vendi të variojnë nga 10°C në verilindje deri 33°C në jugperëndim.
Era do të fryjë mesatare në tokë por deri e fortë në det, me shpejtësi deri 40 km/h nga drejtimi permanent Verior duke gjeneruar në det, dallgëzim 2-3 ballë.
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...