Google ADS

Parashikimi i motit për ditët e mbetura të muajit Maj, kur do të përmirësohet koha

08:18 | 10 Maj 2018
Arbresh.info

Paraditja mbetet me kthjellime e vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të vendit; vranësira më të shpeshta lokalizohen në zonat lindore.
Pas mesditës, vranësirat bëhen të dendura në territor duke sjellë shira të përkohshëm në Ultësirën Perëndimore, por shira më të dendur në zonat malore ndërsa jugperëndimi vijon pa shira.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten konstante gjatë mëngjesit por rritje të lehtë sjell mesdita kur maksimumi ngjitet mbi 27°C.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi veriperëndimor por në det vijon dallgëzim i ulët.

Parashikimi i Meteoalb

Tabloja AFATMESME: shirat vijojnë gjatë 15-ditëshit të parë të muaji por mbeten prezent deri në fund të tij kryesisht në zonat Qendrore dhe Juglindore.

Temperaturat e ajrit mbeten relativisht të larta gjatë gjysmës së parë të muajit Maj por pas dt. 15 maj, mot kryesisht më i freskët.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme