Sipas parashikimit që kanë bërë sinoptikanët e Meteoalb deri më datën 10 gusht, në terrtorin e Shqipërisë nuk pritet të ketë periudha të mëdha të nxehta, apo temperatura ekstremisht të larta.
Meteoalb shprehet se maksimumi që pritet të regjistrojë termometri në muajin korrik, do të jetë rreth 35 gradë celcius.
Postimi i Meteoalb:
Parashikimi AFATGJATE: deri në fund të korrikut vranësira dhe shira të përkohshëm shfaqen kryesisht në zonat malore Veriore por kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë pjesën më të madhe të vendit. Ndërsa temperaturat edhe në pjesën e dytë të korrikut pritet të jenë lehtësisht mbi vlerat tipike mujore duke shënuar maksimume rreth 33°C ndërsa në fare pak ditë, temperaturat maksimale do të shënojnë deri 35°C.
Me një vlerësim paraprak, deri sot NUK KA SINJALE për periudha të nxehta disa ditore gjatë pjesës së dytë të korrikut 2018 por edhe në 10 ditët e para të muajit gusht, përjashtuar ditë të veçanta ku termometri në zona të izoluara Jugore, mund të ngjitet në 35 – 36°C. Edhe gjysma e parë e gushtit 2018, sjell kryesisht kthjellime dhe vranësira kalimtare ndërsa vranësira më të shpeshat dhe shira të përkohshëm do ketë ekstremi Verior dhe zonat Lindore.
Në Shqipëri konfirmohen raste me Murtajën Afrikane të Derrav...
ATK-ja mblodhi gati 1 miliard euro të hyra sivjet, kontribuu...
Përurohen sportelet digjitale në Klinikën e Kirurgjisë në QK...
Enis Bardhi po i bashkohet gjigantit kroat
Hovenier: Kosovë, gjithmonë do të kesh një vend të veçantë n...
Arrestohet në Iran gazetarja italiane, shkoi për të raportua...