Parashikimi i motit në Shqipëri

08:20 | 31 Tetor 2018
Arbresh.info

Orët e para të ditës nisin me kthjellime dhe vranësira në të gjithë territorin, më të theksuara në ekstremin verior dhe veriperëndimor, por pa rrezikuar shira.

Ndërsa gjatë pasdites pritet përmirësim i situatës atmosferike duke sjell mot kryesisht të kthjellët në të gjithë vendin, me praninë e vranësirave të lehta.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit pësojnë rritje të lehtë në vlerat e mëngjesit. Por mesdita nuk sjell ndryshim të tyre, duke luhatur vlerat ditore nga 10 në 28°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi lindor-juglindor duke shkaktuar në det dallgëzim 2 ballë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme