Moti në Shqipëri do të jetë e alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të paqëndrueshëm i shoqëruar me reshje të dendura në të gjithë territorin. Ndërkohë në zonat e thella malore reshje do jenë në formën e dëborës. Edhe nesër dita do të nisë me reshje shiu.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -1°C në 05°C, në zonat e ulëta nga 05ºC në 11°C dhe në zonat bregdetare nga 08°C në 13°C.
Era do të fryej në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të paqëndrueshëm i shoqëruar me reshje në të gjithë territorin. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -2°C në 01°C dhe në zonat e ulëta nga 01°C në 04°C.
Kurti vizitoi njërën nga depot me armatim të ushtrisë së Kos...
Hajrullahu: Transparenca dhe llogaridhënia janë dy shtyllat ...
Arsenali kërkon një transferim befasues në janar për yllin e...
Edi tregon se si humbi 50 mijë euro për ditëlindje
Ismaili pranon letër urimi nga guvernatori i Bankës së Angli...
Ambasadori italian takoi Tërnavën, diskutuan për tolerancë e...