Deri në orët e mesditës, territori shqiptar do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shumta, të cilat do të sjellin në zonat malore reshje të pakta dhe të izoluara dëbore. Parashikohet që orët e pasdites të rrezikojnë nga shirat edhe një pjesë të mire të zonave qendrore por sasia e tyre do të jetë e pakët.
Ndërsa me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta por pa reshje paraqiten zonat jugore. Gjatë natës i gjithë vendi do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët por shumë të ftohtë, si pasojë e masave të ftohta me origjinë Lindore.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 11°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verior duke krijuar ne Adriatik dhe Jon dallgëzim deri në 2 ballë./abc
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...