Google ADS

Parashikimi i motit në Shqipëri

07:37 | 20 Dhjetor 2022
Vjollca Gajraku

Sipas MeteoAlb territori Shqiptar mbetet në dominimin e motit të qëndrueshëm. Pritet që deri në orët e mesditës të kemi dominim të kthjellimeve në një pjesë të mirë të vendit tonë. Ndërsa në vijim pritet të ketë vranësira të lehta dhe kalimtare në zonat malore dhe në qytetet e zonës së ulët, të cilat nuk do të sjellin reshje.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por  do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 18°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi

Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë./abc

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme