Për ditën e mërkurë Shqipëria do të vijojë te jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet deri në orët e pasdites me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave apo stuihive afatshkurtra.
Duke filluar prej orëve të pasdites reshjet e shiut në pjesën më të madhe të territorit fitojnë itensitet mesatar dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në periudha afatshkurtra dhe lokalisht në zonën e veriut dhe qendër këto rreshje do të jenë të rrëmbyeshme shoqëruar me erë të fortë.
Era me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-8m/s, e në bregdet dhe zonat luginore ajo bëhet e fortë deri në 12-18m/s. Valëzimi në dete i forcës nga 2 deri në 6 ballë./albeu
Udhëheqësi suprem i Iranit kërcënon Izraelin dhe SHBA
Trepça eksporton 121.04 ton koncentrat të Zinkut
Pas kritikave nga fansat, Muriq merr mbështetje nga trajneri...
Gazetarët të dekurajuar edhe pas raportimit të sulmeve
Gërvalla: Mërgata, urë e fortë e miqësisë mes Kosovës dhe Ka...
Përfundon protesta e opozitës në Shkodër