Parashikimi i motit në Shqipëri

07:35 | 10 Nëntor 2022
Vjollca Gajraku

Prej disa ditësh Shqipëria ndodhet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, ku edhe të enjten do të diktojnë kushtet e motit në vendin tonë duke sjellë mbizotërim të kthjellimeve gjatë paradites në një pjesë të mirë të territorit.

Por parashikohet që orët e mesditës dhe pasdites kryesisht, do të sjellin kalime vranësirash në për të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4 gradë Celsius deri në 22 gradë Celsius.

Sipas MeteoAlb, era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme