Parashikimi i motit në Shqipëri

08:44 | 8 Shkurt 2020
Arbresh.info

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta.

Pritet që të hënën pasdite të shtohen vranësirat dhe pothuajse i gjithë territori do të ketë reshje.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do variojnë: në zonat malore nga -8ºC deri në 02ºC, në zonat e ulëta nga -4ºC në 08ºC dhe në zonat bregdetare nga 01°C në 08ºC.

Era do të fryej në drejtim Verior-Verilindor me forcë valëzimi 4 ballë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme