Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës dominohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të herë pas hershme ku më të theksuara do të jenë në ekstremin verior duke rrezikuar reshje të pakta shiu, ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë shtim të vranësirave në pjesën më të madhe të territorit duke gjeneruar shira të përkohshëm; përjashtuar vijën bregdetare e cila do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta, por pa reshje.
Gjatë natës pritet përmirësim i dukshëm i kushteve atmosferiken në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit vijojnë konstante në mëngjes, por rriten lehtë maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera më e ulët në verilindje të vendit deri në 28 gradë Celsius pritet vlera maksimale në qarqet; Elbasan dhe Fier. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 45 km/h nga drejtimi jugor; kjo do të sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë./abcnews.al
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit