Sipas MeteoAlb, territori shqiptar do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në pjesën më të madhe të tij ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në dy ekstremet veri-jug duke gjeneruar shira të dobët dhe lokalë, nuk përjashtohen edhe reshje të izoluara dëbore në zonat e thella malore.
Orët e pasdites dhe në vijim do të kenë shtim të vranësirave dhe lagështirës në ajër duke bërë që nata vonë të sjellë rrebeshe të përkohëshme shiu si fillim në zonat
veriore dhe veriperëndimore dhe gradualisht në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por mesdita do të sjellë 2 gradë rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 20°C.Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim deri në 3 ballë/ abcnews.al
Liverpooli i papërmbajtshëm ndaj West Hamit, ia shënon pesë ...
Pa fitues përfundon sfida mes Juventusit dhe Fiorentinës
Hoxhaj: Të shfrytëzohet rënia e Asadit për të marr njohje ng...
Benjamin Netanyahu shtrohet në spital
Nagavci nesër mban konferencën e fundvitit për media
Deputetet e LVV-së vizitojnë Luginën e Preshevës, Sinani: Dë...