Në Shqipëri, do të vijojë ndikimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa në territorin shqiptar, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura të larta gjatë orëve të paradites.
Orët e pasdites sjellin grumbullim të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe afat-shkurtra shiu në pjesën më të madhe të vendit, më të dukshme në qarqet, Elbasan, Berat dhe Gjirokastër ku priten edhe mini-stuhi breshëri.
Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin serish përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 31°C.
Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë./tch
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...
Mickoski: Është koha të flasim për ardhmërinë
Kurti për tunelin që do ta lidhë Prizrenin me Tetovën: Së sh...