Google ADS

Parashikimi i motit në Shqipëri

08:28 | 25 Janar 2019
Arbresh.info

Orët e para të ditës vijojnë me vranësira të dendura dhe reshje shiu e dëbore në të gjithë territorin.
Kryesisht këto kushte atmosferike do të jenë të pranishme në zonat Lindore dhe Verilindore.

Pasditja dhe nata do të përmirësojnë dukshëm kushtet atmosferike në pjesën më të madhe të vendit, duke bërë që të kemi kthjellime dhe vranësira të lehta.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -6°C deri në 12°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Lindor – Verilindor duke krijuar në det dallgëzim deri 3 ballë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme