Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të sjellin Shqipërinë në dominim të kthjellimeve dhe kalime të pakta të vranësirave. Pritet që kthjellimet të jenë më të dukshme në orët e para të mëngjesit dhe në ultësirën perëndimore. Ndërsa vranësirat do të theksohen në pjesën e dytë të ditës, ku më të fokusuara do të jenë në zonat Lindore duke krijuar dhe mundësi për momente të shkurtra me reshje të izoluara dëbore në zonat e thella malore.
Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke u luhatur nga -3°C deri në 14°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Lindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë./abc/
Kurti: Terroristët do të përballen me fuqinë e ligjit të Rep...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Lajcak: Përgjegjësit duhet të mba...
Hamza shkon te rezervuarët e KRU “Mitrovica” për ta parë gje...
Haradinaj dënon sulmin në Ibër Lepenc: Në mbrojtje të Kosov...
Kryetari i Zubin Potokut: Prapa sulmit në Ibër Lepenc qëndro...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Zeqiri: Cak i këtij sulmi ka qenë...