Vijon rritja e mëtejshme e vlerave barike duke sjellë Shqipërinë në dominim të motit të kthjellët në pothuajse të gjithë territorin. Kjo situatë e qëndrueshme atmosferike do të jetë prezente deri vonë pasdite kur vranësirat do të shfaqen si fillin në zonat malore veriore dhe gradualisht do të përfshijnë pjesën më të madhe të territorit, megjithatë vranësirat do të jenë të pakta e kalimtare.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie gjatë orëve të mëngjesit por mesdita sjell rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 18°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi kryesisht verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë./abc
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...