Google ADS

Parashikimi i motit në Shqipëri

07:55 | 15 Shkurt 2023
Vjollca Gajraku

Presioni i lartë atmosferik tashmë ka përfshirë Evropën qendrore i cili do të jetë i palëvizshëm për disa ditë duke na kushtëzuar mot të qëndrueshëm dhe rritje të temperaturave në territorin e Shqipërisë.

Moti do të jetë me kthjellime në zonën veriperëndimore, përgjatë luginave në verilindje dhe Juglindje do të kemi fenomenin e mjegullës por edhe prani të ngricave. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdetin e Jonit. Valëzimi do të jetë i forcës 2- me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje, temperaturat minimale dhe maksimale: Zona malore     -3/12°C,  Zona e ulët -1/17°C, Zona bregdetare 6/16°C./abc

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme