Orët e paradites vijojnë në ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë në të gjithë vendin por duke ju afruar pasdites priten grumbullim i vranësirave duke gjeneruar shira konvektivë, në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore si edhe zona të izoluara në qendër të territorit.
Sipas Meteoalb, parashikohet që mbrëmja dhe nata të ri-sjellin kthjellimet në territor.
Temperaturat e ajrit do të mbeten sërish të larta në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 37°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 2 ballë./TCh/
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja...
Ancelotti para sfidës me Barcelonën: Finalja do të jetë argë...
Lista Serbe e akuzon KQZ-në se po ia mohon të drejtën për vë...
Policia konfiskon veturën e personit të arrestuar te Qafa
Gazetari gjerman: Vuçiqi sundon sipas modelit të Putinit
Rruga UÇK në Prishtinë mbushet me policë pas arrestimit të n...