Sipas MeteoAlb mbeten prezente masat ajrore me origjinë nga Afrika në territor duke bërë që të kemi kthjellime dhe temperatura shumë të larta. Por pasditja sjell kalime të pakta vranësirash, ku më të theksuara do të jenë në zonat malore veriore dhe verilindore.
Zonat më me temperatura më të larta parashikohet të jenë Elbasani dhe Gjirokastra. Stabiliteti atmosferik do të vijojë të jetë prezent gjatë orëve të mbrëmjes dhe natës.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 39°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi perëndimor – veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim deri në 2 ballë./tvklan.al
Gjesti ‘kapet’ me Gresën, e akuzon për shpifje: Mu të shkret...
Vullneti-Rezit: Ta kam gjetur topin që të ka humbur që një j...
Policia kontrollon hotelin pas vdekjes së Liam Payne, kërkoh...
Rusia aprovon traktatin me Korenë e Veriut për ndihmë ushtar...
Humb jetën një 57-vjeçar në Fier, dyshohet se pësoi arrest k...
Udhëheqësi i Zyrës për Rikthim të Aseteve vizitoi Prokurorin...