Google ADS

Parandalohet një masakër me armë në Dibër

14:21 | 8 Shkurt 2017
Arbresh.info

Zbardhen detaje të reja në lidhje me plagosjen e ndodhur mesditën e sotme në Dibër, ndërsa policia thotë se ka parandaluar një masakër, pas një konflikti me armë mes disa personave.

Rreth orës 11:00 në vendin e quajtur “Ura e Muhurrit”, njësia administrative Muhurr – Dibër, një punonjës policie me detyrë Specialist i Policisë së zonës ka dëgjuar të shtëna armësh.

Menjëherë ka kërkuar përforcime nga Komisariati i Policisë Dibër dhe ka lëvizur me shpejtësi në drejtim nga vinin të shtënat me armë zjarri, ku ka konstatuar se sapo kishte ndodhur një plagosje me armë zjarri.

Punonjësi i policisë ju ka bërë thirrje palëve të hedhin armët dhe ka pritur përforcime ku në kohë rekord kanë mbërritur forca të shumta policie të Drejtorisë dhe të Komisariatit të Policisë Dibër.

Në vendngjarje është konstatuar se është plagosur me armë zjarri shtetasi Endri Sina 18 vjeç, banues në Muhurr i cili është dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuat në spitalin e traumës në Tiranë, për momentin jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e shpejta të policisë u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në Komisariatin e Policisë Dibër për veprime të mëtejshme i dy personave babë e bir 62-vjeçarit me inicialet P. S., dhe 30-vjeçarit me inicialet R. S., banues në Muhurr, që dyshohet se kanë plagosur me armë adoleshentin e mësipërm.

Autorët e dyshuar kanë tentuar t’ju largohen shërbimeve të policisë, por janë kapur. Gjithashtu është shoqëruar në Komisariatin e Policisë edhe vëllai i të plagosurit, 31-vjeçarit me inicialet T. S.

https://www.dailymotion.com/video/x5b0m7c_plagosja-me-arme-ne-diber_news

 

Policia në vendngjarje ka sekuestruar dy armë zjarri, konkretisht: Një armë kallashnikov që dyshohet se shtetasi i plagosur ka qëlluar në drejtim të babë e bir. Si dhe një armë zjarri Pistoletë që dyshohet se shtetasit P.S e R.S kanë qëlluar duke plagosur shtetasin E.S.

Gjithashtu në vendngjarje janë sekuestruar 6 gëzhoja të qitura nga të dyja armët. Personi i plagosur me dy autorët janë kushërinj të dytë.

Motivi i konfliktit dyshohet se është për një lavatriçe zhavorri në Lumin Drin, ku këta persona e kanë pasur të përbashkët duke e shfrytëzuar një vit njëra palë e një vit pala tjetër. Grupi hetimor në vendngjarje po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

dib1486559616 diber_11486559614 diber_21486559609 diber_31486559611 diber_41486559612

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme