Një 36-vjeçar u arrestua nga policia e Lezhës pas informacioneve të marra në rrugë operative se do të kryente një krim.
Policia tha se ishin familjarët e A.L, 36 vjeç të cilët ngritën alarmi se djali i tyre ishte nisur të kryente një krim të rëndë.
36-vjeçari ishte i veshur me rroba ushtarake, me antiplumb dhe në çante i janë gjetur armë të mbushura gati për qitje dhe municione të tjera.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri pistoletë me 5 karikatorë, 1 automatik me 5 karikatorë, 550 fishekë luftarakë për pistoletën dhe automatikun, 1 palë dylbi, 1 antiplumb ushtarak, 1 thikë, 1 çantë ushtarake, 75 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe rroba kamuflazhi.
Për shkak të sekretit hetimor, policia nuk dha detaje të tjera në lidhje me motivet dhe objektivin e synuar nga i arrestuari.
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...