Denoncimi në parlament, nisja e protestave për arrestimin e ish-ministrit Saimir Tahiri si dhe zbardhja e dorëheqjes së kreut të SHISH-it, Visho Ajazi Lika janë vendimet që morën demokratët në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar.
Edhe pse dorëheqja i kreut të SHISH-it i ka zënë në befasi, demokratët në diskutimet që zhvilluan në mbledhje, thanë se largimi i tij të lidhet me raportet që ky i fundit ka “arkivuar” për përfshirjen e policisë me kultivuesit dhe trafikantët e drogës. Sipas demokratëve ai ka vënë në panik qeverinë, e cila është vënë në lëvizje për të mbyllur çështjen “Tahiri”.
Vendimi
Në fund të mbledhjes Basha vendosi për qëndrimin që duhet të mbajnë deputetët në seancën e radhës në Parlament për rastin “Tahiri”. Ai tha para deputetëve se skandali Tahiri do të mbetet në qendër të fokusit të aksionit politik të opozitës. Po ashtu, Basha u ka bërë të ditur demokratëve se së shpejti, bashkë me frontin e gjerë opozitar, do të nisin protesta ku do të kërkojnë arrestimin e ish-ministrit Saimir Tahiri. “Për asnjë moment, opozita nuk duhet të largojë vëmendjen nga ajo Tahiri. Qëndrimet që ne nuk patëm mundësi t’i mbajmë të mërkurën e kaluar, në raport me këtë çështje, do të vazhdojnë të shpalosen në çdo fragment të hapësirës parlamentare, në komisione dhe në seancë plenare.
Kërkesa jonë e pandryshuar, e cila sot ka mbështetjen e gjithë botës perëndimore është që Edi Rama të mos ushtrojë presion ndaj Prokurorisë dhe të mos përdorë imunitetin parlamentar për të mbrojtur Tahirin nga kërkesat e drejta të Prokurorisë. Saimir Tahiri duhet të arrestohet. Përdorimi i imunitetit parlamentar për të ndalur arrestin e Saimir Tahirit bëhet vetëm për të mbrojtur atë dhe bashkëpunëtorët e tij, duke përfshirë Edi Ramën”, tha Basha para deputetëve. Ndërkohë pas mbledhjes së grupit të PD-së, në një dalje para mediave kreut demokrat foli dhe dorëheqjen e kryetarit të SHISH. Basha tha se SHISH ka hartuar raport që e vërtetojnë lidhjet e Policisë me kultivuesit e drogës. “Edhe unë kam konstatuar të njëjtën gjë, mundësinë e presioneve ndaj kreut të dorëhequr të SHISH-it. Natyrisht nuk kam informacione konkrete.
Por një gjë është e sigurt; një Shërbim Informativ i cili harton raporte për përfshirjen e Policisë në kultivimin dhe trafikimin e drogës, siç ka bërë SHISH prej dy vitesh, është halë në sytë e narko-shtetit dhe të Edi Ramës. Ndaj nuk mund të ketë konkluzion tjetër përveçse presionit politik. Kjo tregon që narko-shteti është në panik total dhe po bën gjithçka për të mbyllur aferën e Samir Tahirit. Por e kundërta do të ndodhë. Kësaj afere do t’i shkohet deri në fund. Saimir Tahiri nuk do t’i shpëtojë drejtësisë. Kjo është e sigurt. Bota perëndimore nuk do ta lerë Shqipërinë vetëm në këtë betejë jetike për të përmbysur kupolën mafioze në pushtet.
Nuk do të lejojë që Shqipëria në zemër të Europës të kthehet në një narko-shtet, në një shtet të dështuar të drejtuar dhe sunduar, nga bandat me lidhje direkte politike me Kryeministrin dhe politikanët e tjerë të korruptuar. Ndaj jo vetëm kjo çështje nuk do të mbyllet, por të tjera do të hapen në ditët në vijim”, tha ai. Por Basha vazhdon dhe flet me siguri se ish-ministri i Brendshëm nuk do t’i shpëtojë drejtësisë.
“Kjo është e sigurt. Bota perëndimore nuk do ta lërë Shqipërinë vetëm në këtë betejë jetike për të përmbysur kupolën mafioze në pushtet. Nuk do të lejojë që Shqipëria në zemër të Europës të kthehet në një narko-shtet, në një shtet të dështuar të drejtuar dhe sunduar, nga bandat me lidhje direkte politike me Kryeministrin dhe politikanët e tjerë të korruptuar. Ndaj jo vetëm kjo çështje nuk do të mbyllet, por të tjera do të hapen në ditët në vijim”, theksoi ai.
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...