Grupi organizator i protestës nuk pranon tarifat e reja dhe kërkon që taksa e kalimit të bëhet zero.
Sipas tyre, skema në fjalë nuk është diskutuar me grupet e interesit.
“Skema vjen si rezultat i gjykimit të njëanshëm pa diskutime paraprake me grupet e interesit dhe pa konsideruar mendimet dhe propozimet e tyre. Kjo skemë nuk e konsideron taksën si të pa drejtë por thjesht kamuflon mënyrën e pagesës. Komisioni i qëndron kërkesës fillestare për taksën zero. Në rast të mos marrjes në konsideratë të peticionit të këshilltarëve të tre bashkive dhe kërkesave të komisionit të protestës do protestojmë si e vetmja alternativë”,- thuhet në një deklaratë të tyre, siç mëson “Balkanweb”.
Çfarë sugjeron policia
Tarifimi i automjeteve të banorëve të Qarkut të Kukësit
Tarifë prej 100 lekë me TVSH për 1 kalim për të gjithë automjetet e regjistruara në Qarkun Kukës;
Tarifa e reduktuar do të jetë e kufizuar për jo më shumë se 44 kalime në muaj dhe e vlefshme për tu përdorur brenda periudhës 1 mujore nga data e kryerjes së pagesës për këto kalime;
Përdoruesit e Qarkut Kukës do të para blejnë në mënyrë të përshkallëzuar deri në 44 kalime me këtë tarifë të reduktuar;
Kjo skemë tarifore do të aplikohet për klasën e automjeteve A dhe B për përdorim vetjak, të regjistruara në Qarkun Kukës;
Për automjetet e cilësuara më lart, të regjistruara në Qarkun e Kukësit, do të marrin falas pajisjen elektronike Telepass dhe përmes saj do bëjnë rimbushjen e vlerës së kalimeve mujore sipas nevojës;
Tarifimi i autobusëve të linjës
Janë identifikuar 11 Linja të licencuara autobusësh që kryejnë udhëtime nga dhe për në qytetin e Kukësit;
Për të eliminuar efektin e tarifës në koston e udhëtimit të banorëve të Qarkut Kukës, këto linja do përfshihen në skemën preferenciale;
Këto mjete do të kenë tarifë Kalimi prej 100 lekë me T.V.SH për 1 kalim;
Tarifimi i përdoruesve të shpeshtë të rrugës pavarësisht vendosjes së tyre (kryesisht bizneset nga Shqipëria dhe Kosova)
Nga 20 deri në 30 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 10%;
Mbi 30 deri në 50 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 20%;
Mbi 50 deri në 60 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 30%;
Mbi 60 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 40%;
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...