Urdhër-arrestet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për ish-drejtues të lartë të policisë, duket se do të pasojnë edhe të tjera.
Ish-ministri i Brendshëm Dritan Demiraj, në emisionin “Kjo javë” në “News24”, tha se së shpejti pritet që të dalin urdhër-arreste për ish-drejtues të lartë të vendit.
Ai tha se Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet të lëshojë urdhër-arreste për disa ish-drejtues qarqesh. Por Demiraj shtoi, se edhe këta persona janë larguar jashtë vendit.
Duke bërë apel që Prokuroria dhe SHBA mos “t’ia pasojnë topin” njëri-tjetrit sa i takon rasteve të dekonspirimit të operacioneve për kapjen e personave të dyshuar, ai tha se situata të tilla duhet të marrin fund.
Ish-ministri Demiraj tha se duhet të tregohet kujdes, jo vetëm për këtë rast, të tre ish-zyrtarëve, por edhe për persona të tjerë që pritet të arrestohen në kuadër të këtij operacioni.
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi