Basha nuk i ndahet çështjes ‘Tahiri’, duke i dalë në mbrojtje ish-efektivit të policisë Zagani, i cili ishte i pari që e dencoi i pari Tahirin.
Në një deklaratë për shtyp nga selia blu, ai i bëri thirrje Ramës që mos të sulmojmë Zaganin, pasi përgjimet italiane treguan sipas tij të vërtetat e versioneve të ish-kreut të Anti-drogës, por të çojë para përgjegjësisë penale ata punonjës policie që e arrestuan atë.
“Zagani hetoi ccshtjen ‘Tahiri’ ‘Habilaj’. Përgjimet italiane tregojnë se Zagani kishte të drejtë. Sipas kodit mafioz Rama dhe Tahiri kërkuan që ta bëjnë shembull Zaganin për faktin se ça e priste nëse flet. Akuzat qesharake të montuara nga SHKB. Ata që arrestuan Zaganin duhet të hetohen. Këtë duhet të bënte Edi Rama, të çojnë këta punonjës në Prokurori. Por Rama nuk është më kryeministër, ai është avokat mbrojtës i Habilajve dhe Tahirit. Merret vetem me mbrojtjen e krimit dhe asgjë tjetër, bredh studio më studio, podium më podium duke bërë avokatin mbrojtës të Tahirit se kështu mbron veten e tij. Rama dhe Tahiri ndiheshin të plotfuqishëm e të pamposhtuar deri dje, sot ata janë në panik e dëshpërim se po ndeshen me të vërtetën e kanë humbur cdo kontroll ndaj të vërtetës, e ky është vetëm fillimi. Ne ditet ne vijim do te ketë të reja të tjera që zbulojnë përfshirjen e qeveritarëve shqiptarë dhe të Ramës në mbështetje të drogës e krimit. Edhe bota e ka kuptuar dhe s’mund të lejojë më një shtet të kontrolluar nga krimi në mes të Evropës. Unë them ti presim me mire te rejat se sa t’i paragjykojmë. PD është në kontakt me qytetarët me oficerët e ndershëm të policisë dhe natyrisht me partnerët. Është në shqyrtim të vazhsueshëm të cdo denoncimi dhe materiali që teregon lidhjet e pushtetarëve me trafikantët e drogës” – tha Basha.
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë