Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla është bashkuar në debatin e këtyre ditëve, sa i takon raportit të Dick Marty, si dhe për rolin e kreut të PD-së, Lulzim Basha për rolin e tij në hetimet për UÇK-në.
Për të folur lidhur me këtë temë, Balla ishte I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, prej ku ka dhënë paralajmërimin e fortë se për kreun e PD-së, Lulzim Basha do të flasin edhe të tjerë komandantë të UÇK-së.
“Lulzim Basha ka hetuar UÇK-në, ka hetuar komandantët e UÇK-së. Ka edhe komandantë të tjerë të UÇK-së të cilët do flasin dhe duhet të flasin!”/vizonplus/
Kurti viziton kompanitë vendore, pjesëmarrëse në panairin “S...
Diplomatja amerikane i ofron përkrahje Kievit për ta luftuar...
Man United me fitore të vështirë në shtëpi përballë Brentfor...
Starmer: Bota nuk do të tolerojë më justifikime nga Izraeli ...
Vajzat kërkojnë që Burimi të flejë me Rezin, Burimi refuzon:...
LDK: Nga janari, bizneseve u dyfishohet e trefishohet tatimi...