Google ADS

Paralajmëri i fortë i Metës: Populli të kapi armët nëse policia nuk reagon ndaj zagarëve

12:50 | 17 Qershor 2017
Arbresh.info

Kreytari i Kuvendit, Ilir Meta, sot, pasi ka vizituar mbështetësin e LSI-së që u dhunua mbrëmjen e djeshmje, Gjovalin Gjinin nga fshati Rraboshtë i Lezhës, ka lëshuar një paralajmërim të fortë.  

“Do ta armatos unë popullin nëse policia nuk i lidh këta zagarë”, deklaroi Meta nga Lezha.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes, ku tre persona të maskuar dhe të armatosur dhunuan kryeplakun e fshatit Rraboshtë, Gjovalin Gjini, mbështetës i LSI.
Gjini po blinte në dyqan në momentin kur tre persona të maskuar e kanë dhunuar duke e sulmuar me mjete të forta. I plagosuri u transportua në spitalin e Lezhës për të marrë trajtimin mjekësor, ndërsa më pas u largua për në banesën e tij.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, ku katër persona të pa njohur nga ana e kryeplakut, të cilët kanë qenë të maskuar në fytyrë dhe sipas deklarimit të personit kanë patur armë zjarri, e kanë dhunuar shtazërisht.

Pasi e kanë ofenduar shtetasin e lartpërmendur, kanë filluar që ta godasin me sende të forta (shkop bejzbolli) duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit. Gjithashtu kanë goditur me mjete te forta edhe automjeti duke i thyer xhamin dhe shkaktuar dëmtime të tjera.

Gjini pas marrjes së ndihmës mjekësore është larguar për në banesën e tij pa dëmtime të rrezikshme për jetën, si dhe ka deklaruar se personat autorët nuk i ka njohur dhe se nuk ka asnjë konflikt me ndonjë person konkret.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në këtë ngjarje si dhe sqarimin e plotë të motiveve, fakteve dhe rrethanave të kësaj ngjarje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme