Në lidhje me thirrjen e studentëve për të ndaluar rrjedhën normale të mësimit në universitete reagoi edhe policia e Shtetit.
Përmes një deklarate për shtyp policia bën me dije se persona të caktuar kanë tentuar të pengojnë në mënyrë të paligjshme dhe të dhunshme veprimtarinë normale mësimore në disa universitete të vendit, duke penguar dhe mohuar të drejtën e studentëve për të studiuar.
Në të njëjtën kohë, këta persona që kanë tentuar të cënojnë procesin mësimor, kanë konsumuar kundërvajtje administrative dhe vepra penale për të cilat do të mbajnë përgjegjësitë përkatëse.
Policia e Shtetit u bën thirrje studentëve, që tentojnë të përfshihen, pa u thelluar, në veprimtari të paligjshme, të veprojnë me maturi e përgjegjësi dhe të evitojnë ngarkesën me barrë shkeljesh ligjore dhe rekordesh policore që në hapat e parë të karrierës profesionale, barrë e cila mund t’u kushtojë shumë në të ardhmen e tyre profesionale.
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po het...
Liderët në tubime të diskutueshme me diasporën