Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi, thotë se parada e shqiptarëve, e cila do të organizohet më 28 nëntor për 111-vjetorin e pavarësisë, synohet që të kthehet në një traditë, e të zhvillohet edhe në qytete të tjera.
Seferi u shpreh se në këtë festë do të jenë mbi 5 mijë të ftuar.
“Duam që këtë ta kthejmë në traditë të bukur, vitin tjetër pse jo në Prishtinë, apo në ndonjë qytet tjetër. Në orën 11:00 fillon mbledhja e të gjitha grupeve folklorike që kanë ardhur. Do bëhet grumbullimi në sheshin “Nënë Tereza”. Janë mbi 5 mijë të ftuar që përgatisim t’i mirëpresim. Kjo është një vlerë e shtuar edhe për pjesën ekonomike të qytetit, por ka edhe vlerë tjetër sepse bën bashkë shqiptarët. Bën të mundur promovimin e qyteteve, trevave tona”.
“Unioni i bashkive shqiptare te rajonit, bashkëpunon në aspektin kulturor, duke bërë të mundur krijimin e politkave të përbashkëta, për promovimin e trashëgimisë kulturore, edhe në organizimin e nesërm, është një moment shumë i rëndësishëm. Nuk janë vetëm sfida, por realitete që kanë gjetur zgjidhjen nga bashkitë apo komunat e tjera të rajonit. Vjet, për festat e nëntorit kishim nga unioni, patëm një organzim 1 javor për koherencën e politikave për turizimin dhe kulturën. Është një punë e vazhdueshme. Janë motorristët, janë forcat e policisë së Nju Jorkut që kanë ardhur, pjesë e diasporës. Kanë ardhur nga Australia, nga Amerika, nga trojet arbereshe, do të jetë një super spektakël që nuk duhet humbur. “, theksoi ai./abcnews.al
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation