Forcat Speciale RENEA kanë demonstruar sot një aksion për neutralizimin e një personi të rrezikshëm, në ambientet e reja të repartit të ndërtuar për ta.
Në ceremoni ka qenë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama i cili ka parë nga afër se si forcat e RENEA veprojnë kur kanë të bëjnë me një situatë kriminale.
“NJË REPART I RI PËR FORCAT SPECIALE “RENEA” – 107 vjetori i Policisë së Shtetit, vjen me finalizimin e projektit të repartit bashkëkohor për forcat policore të elitës, të cilat pas 30 vjetësh do të kenë më në fund të njëjtat kushte si forcat simotra në Europë”, shkruan Rama në Facebook.
Ndërkohë në fjalën e tij shefi i qeverisë premtoi se në vitin që vjen do të bëhet më shumë për forcat e policisë.
“Armiku më i madh i policisë nuk është krimi, por vetmia nga mungesa e mbështetjes, shtypja apo mungesa e vëmendjes për ta dëgjuar. Më vjen shumë mirë që me qeverinë që unë drejtoj që nga dita e parë ky armik është asgjësuar.
Ne s’kemi bërë sa kemi dashur, por gjithcka kemi mundur, s’kemi arritur ende ti potësojmë të gjitha nevojat por kemi bërë gjithcka që ajo sot të ketë më pak nevoja sa kishte dje, s’kemi bërë sa kemi dashur për shpërblimin e policise, por sot është shumë herë më e mirë paguar sa ishte dje
edhe për kushtet, por sot them me plot gojën se kemi bërë gjithcka kemi mundur e do vazhdojmë ta bëjmë duke respektuar autoritetin e policisë së shtetit, drejtuesit e saj që për herë të parë s’janë të trysnuar nga urdhrat nga lart në kundërshtim me ligjin, forcave speciale që për herë rë parë në këto 30 vite s’janë tradhëtuar në operacionet e tyre dhe vetë RENEA-s historia e së cilës nis me një ndërhyrje në në emergjencë civile në 91 pas një përmbytje të furishme ku një efektiv i kohës rrrezikoi jetën, u hodh në ujin e akullt e shpëtoi 3 barinj në rrezik mbytje”.
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...