Vizita e presidentit Meta në Itali ka shënuar si pikë kulmore një vizitë të tij në Vatikan, duke u takuar me vetë Papa Françesku,
Mësohet se Meta i ka shprehur konsideratat kreut të botës katolike për rolin e tij karshi imazhit të Shqipërisë me promovimin e figurës së Nënë Terezës, si dhe duke e vizituar vetë Tiranën.
“Shenjtërimi i Nënë Terezës, si dhe lumturimi i 38 martirëve të Kishës Katolike shqiptare dhe emërimi i At Ernest Troshanit si Kardinal Nderi në Vatikan, na bëjnë krenarë ne shqiptarët dhe na japin më shumë besim e forcë për ta ruajtur e promovuar me vendosmëri e përkushtim bashkëjetesën e harmoninë shembullore ndërfetare e kanonike”, ka thënë Meta.
Gjithashtu, Meta i kujtuar kreut të Vatikanit se ç’përfaqsonte Skënderbeu
“Viti Mbarëkombëtar i Gjergj Kastriot Skënderbeut na rikthen në kujtesën tonë jo vetëm marrëdhënien e ngushtë të Heroit tonë Kombëtar me Selinë e Shenjtë, por edhe rolin e tij të pazëvendësueshëm në mbrojtjen e civilizimit evropian duke përcaktuar qartë identitetin evropian të shqiptarëve”, mësohet t’i ketë thënë kreu i shtetit shqiptar.
Ndërsa kreu i katolicizmit botëror, ndër të tjera, ka shprehur mbresat e tij për rininë shqiptare si pasuri njerëzore, duke bërë apel që ta ruajë atë.
“Evropa po përjeton një dimër demografik. Rrallë kam pare aq shumë të rinj gjatë vizitës sime në Tiranë sa në asnjë vend tjetër e duhet bërë gjithcka që ata të qëndrojnë në vendin e tyre”, ka thënë Papa Franncesku.
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...