Papa Françesku mirëpriti në një ceremoni të veçantë trupin diplomatik të akredituar në Vatikan. Pjesë e takimit ishte edhe ambasadorja e Shqipërisë Majlinda Frangaj, e cila pati një shtrëngim duarsh me Atin e Shenjtë.
Papa Francesku falënderoi ambasadorët për përpjekjet e tyre për të ushqyer marrëdhëniet e mira midis Selisë së Shenjtë dhe vendeve të tyre përkatëse.
Duke shprehur shqetësimin e thellë për përshkallëzimin e konflikteve në mbarë botën, Papa e përshkroi gjendjen aktuale si një “luftë e tretë botërore ” dhe adresoi hapur krizat specifike gjeopolitike.
“Nuk mund të mos përsëris shqetësimin tim të thellë në lidhje me ngjarjet që po ndodhin në Izrael dhe Palestinë. Këto mosmarrëveshje vetëm sa rëndohen dhe shkaktojnë vuajtje për të gjithë. Në të vërtetë, sulmet kanë shkaktuar vdekjen e dhjetëra mijëra palestinezëve, kryesisht civilë, duke përfshirë shumë të rinj dhe fëmijë, dhe ka shkaktuar një krizë jashtëzakonisht të rëndë humanitare. Shpresoj se komuniteti ndërkombëtar do të ndjekë me vendosmëri zgjidhjen e dy shteteve, një izraelit dhe një palestinez, si dhe një status special të garantuar ndërkombëtarisht për qytetin e Jerusalemit.|
Duke shprehur shqetësimin se konflikti midis Izraelit dhe Gazës mund të zgjerohet në rajon, ai bëri thirrje për një armëpushim në çdo front, përfshirë edhe Libanin.
“Nuk duhet të harrojmë se shkeljet e rënda të së drejtës ndërkombëtare humanitare janë krime lufte dhe se nuk është e mjaftueshme për t’i vënë në dukje, por edhe për t’i parandaluar ato. Rrjedhimisht, ka nevojë për një përpjekje më të madhe nga ana e komunitetit ndërkombëtar për të mbrojtur dhe zbatuar të drejtën humanitare për të siguruar mbrojtjen e dinjitetit njerëzor në situata lufte.”
Ati i Shenjtë shprehu një shqetësim edhe rritjen e akteve të antisemitizmit në muajt e fundit ku theksoi se kjo plagë duhet të eliminohet nga shoqëria./tvklan.al/
Prokuroria Themelore në Prishtinë nesër mban konferencën për...
BQK lansoi Platformën për krahasimin e produkteve dhe shërbi...
Vazhdon “magjia” e Cole Palmer në Premier League
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...
Dëmtohet kablloja elektrike nënujore që lidh Finlandën dhe E...