Panik tek pushuesit në Llogara, makina shkrumbohet gjatë ecjes

10:31 | 1 Gusht 2017
Arbresh.info

Një makinë është shkrumbuar nga flakët në qafën e Llogarasë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm ku pushuesit e shumtë janë panikosur nga flakët.

Policia bën me dije se makina është shkrumbuar si pasojë e një defekti në automjet.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka siguruar zonën, ndërsa një zjarrfikëse po shkon drejt vendit për të shuar zjarrin. Ngjarja ka sjellë bllokimin e qarkullimit.

Deri në largimin e mjetit, makinat e tjera kanë ndaluar për të mos rrezikuar.

Informacion paraprak i policisë

Më datë 01.08.2017 rreth orës 09:30 njoftohemi nga salla operative se në vendin e quajtur ”Shata” në Llogara, një automjet tip ”BM˔ me targa ”AA 166 HR”, ka marrë flakë dhe është duke u djegur plotësisht.

Automjeti rezulton në pronësi të shtetasit E.R., 30 vjeç, banues në Kuçovë.

Nuk ka dëmtime personash. Shërbimet e policisë janë dërguar në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave. /albeu.com

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme