Google ADS

Pandeli Majko: Vrasja e Ivanoviqit akt kundër shtetit të Kosovës dhe po aq antishqiptar

18:58 | 16 Janar 2018
Arbresh.info

Për vrasjen e Oliver Ivanoviq, ka reaguar edhe ish- kryeministri i Shqipërisë, njëherësh ministër për shqiptarët jashtë kufijve, Pandeli Majko.

Thotë se vrasja e Oliver Ivanoviqit, një prej zërave të fortë të serbëve të Kosovës është një ngjarje e rëndë.
“Ajo vjen në favor të atyre të cilët duan që marrëdhënia shqiptaro – serbe të jetë një krizë favorizuese e interesave joeuropiane. Vrasja e Ivanovicit është një akt kundër shtetit të Kosovës dhe po aq antishqiptar”, shprehet ai.

Ministri shpreson që Kosova ta nderoj Ivanoviqin si humbjen e një shtetasi të vet. Kjo sipas tij edhe është përgjigja më e mirë ndaj atyre që presin të kundërtën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme