Pandeli Majko: Ta gëzosh lirinë Kosova ime

14:22 | 11 Qershor 2019
Arbresh.info

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko me rastin e përvjetorit të 20-të të çlirimit dhe hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, ka thënë se është duke ndjekur më dëshirë arritjen në Prishtinë të miqve të shqiptarëve.

“Presidenti Klinton dhe Zonja Ollbrajt së bashku me ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe Toni Bler janë ndër protagonistët kryesorë të cilët shënuan kthesën e historisë për shqiptarët”, ka shkruar Majko në facebook, përcjell arbresh.info.

Postimi i tij i plotë:

Në këtë përvjetor të 20 të Luftës së Kosovës ndjek me dëshirë e mall mbritjen në Prishtinë të miqve të shqiptarëve në ditë të vështira. Presidenti Klinton dhe Zonja Ollbrajt së bashku me ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe Toni Bler janë ndër protagonistët kryesorë të cilët shënuan kthesën e historisë për shqiptarët.
Ata që dhanë jetën vlen të kujtohen me peshën e heshtjes së lirisë. Të gjithë ne të tjerët bëmë vec detyrën. Ta gëzosh lirinë Kosova ime.
Të përshëndet nga Tirana një nga “barbarët e zbritur nga pylli”
Pandeli Majko
11 Qershor 2019

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme