Përmes një postimi në Facebook, ish-Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, shkruan se prodhimet bujqësore janë në krye të listës së importeve në vend.
Sipas tij, shkaku është kosto e lartë e prodhimit dhe mos mbështetja e fermerit.
Postimi i Panaritit në Facebook
Si asnjëherë si më parë!
Importet e prodhimeve bujqësore në krye të listës së importeve të vendit.
Në vend që të kryesojmë me importe të makinerive, linjave teknologjike, sot jemi të parët në importe të frutave, qumështit,vajit, miellit e me radhë.
Goditje e prodhimit dhe e agropërpunimit.
Kosto e lartë e prodhimit vendit , mos mbeshtetja financiare e fermerit është shkaku.
Pa përmendur që jemi i vetmi vend Evropian që nuk i dhamë asnjë qindarkë financim nga paketa anti covid, bujqësisë dhe fshatit.
Japim vetëm 3 euro financim për hektar tokë bujqësore pra rreth 40 herë më pak se fqinjët tanë dhe shumë më pak se mesatarja e Evropës.
Prandaj po korrim atë që kemi mbjellë!
Bilanc të thellë negativ financiar për Bujqësinë dhe fshatin.
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...