Në fundjavë qyteti i Gjirokastrës mirëpriti organizimin e edicionit të 5-të, të Panairit Kombëtar të Artizanatit. Eventi “Kult-Art 2024” i përngjasonte një feste të traditës ku u shpalosën vlerat e kulturës sonë popullore.
Rreth 60 artizanë të ardhur nga 20 qytete të vendit prezantuan punët e realizuara me dorë në skalitje guri, drugdhendje, tekstil tradicional, tezgjah, kulinarin karakteristike, etj.
“Unë vij nga Saranda dhe është e disata herë që marr pjesë në Panairin e Gjirokastrës dhe pjesëmarrja duket e ngrohtë dhe e bukur, ne vijmë me punimet tona artizanale me gurë natyralë, motive të cilat ne i sajojmë vet dhe i krijojmë vetë në bazë të fantazisë sonë dhe kërkesave të tregut”, tha një pjesëmarrëse.
“Vij nga qyteti i Vlorës dhe këtu prezantoj punimet e dorës-Mendoni se gjëra të tilla janë të mira për organizimin e turizmit ?Po janë shumë të mira për turistët që vijnë, punimet e dorës kanë shumë vlerë”, tha një artizane.
Pjesëmarrës në “Kult-Art 2024” ishin edhe mjeshtra artizanë që transmetojnë në breza vlerat e traditës dhe trashëgimisë kulturore
“Pavarësisht se profesioni im është mësuese nuk e humbas traditën e familjes që nga gjyshja, stërgjyshja ime të bëjmë punë artizanale, Korça shquhet për traditat e punimit të dorës, të artit të dorës, për qilimat e saj, për velenxat” tha një artizane
Panairi Kombëtar i Artizanatit tërhoqi vëmendjen e turistëve ,të cilët punimet karakteristike i preferojnë si suvenire nga udhëtimi në vendin tonë.
“Këtu është traditë që kush e ka ruajtur dhe tek unë vijnë vazhdimisht turistët, të adresuar kudo që venë në qoftë se do punime druri , të punuara, të gdhendura me dorë mund të vish në Fier ka punime nga më të ndryshmet dhe aty e shikojnë edhe tavolinën e punës ,e shikojnë gjithçka që bëhet me dorë”, tha një pjesëmarrëse.
Përgjatë verës në Gjirokastër po zhvillohen aktivitete të shumta kulturore në shërbim të zhvillimit të turizmit.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...