Google ADS

Panairi i Librit ul siparin, Tom Kuka shpallet autori më i mirë për vitin 2024

21:42 | 17 Nëntor 2024
E.G

Për 5 ditë me radhë, Tirana u shndërrua në kryefjalën e librit, panairi me një traditë 27 vjeçare. Lexues të moshave të ndryshme iu drejtuan më shumë se 90 stendave të mbushura me tituj të rinj, por edhe botime të tjera që përfunduan këtë paradë të librit, i cili uli siparin të dielën e 17 nëntorit.

Shumë prej lexuesve e panë panairin jo vetëm si një mundësi për t’u njohur me botimet e reja, takimet me shkrimtarë, dhe librat të firmosur prej tyre, por edhe si një mundësi për të përfituar nga çmimet më të ulëta që ofron panairi.

Panairi i Librit kulmoi me dhënien e çmimeve letrare, ku autori më i mirë i vitit 2024 u shpall Tom Kuka pas emrit letrar të të cilit qëndron gazetari Enkel Demi, ndërsa përkthyesja më e mirë u shpall Milena Selimi.

/RTSH/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme