Mediat shqiptare kanë arritur të sigurojnë video të grabitjeve të bujshme të pesë anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal të arrestuar nga polica në kuadër të operacionit “Kasaforta” pasi u arrit të dokumentohen 11 vjedhjet që kishin kryer në Tiranë dhe qytete të tjera.
“BalkanWeb” mëson gjithashtu detaje për operacionin e finalizuar rreth orës 02:00 të kësaj të hëne, ku u kapën 4 nga 5 anëtarët e grupit (njëri-ish efektiv i Shqiponjave ishte arrestuar më herët).
Grupi që gjuante kryesisht kasafortat e bizneseve u pikas nga policia pas kryerjes së një grabitje në territorin e komisariatit nr:2 në kryeqytet.
Roja i biznesit i cili u grabit, lajmëroi policinë dhe dha përshkrime mbi katër autorët si dhe mjetin me të cilin lëviznin dhe më pas u bë i mundur neutralizimi i tyre në rreth-rrotullimin e Saukut nga agjentët e krimit pranë komisiaratit nr. 1.
Burimet policore konfirmojnë për “BalkanWeb” se fillimisht katër anëtarët e grupit kanë bërë rezistencë, por se janë neutralizuar në kohë nga policia.
Njëra nga videot tregon skifterët që kanë mundur të hyjnë brenda zyrave të një biznesi dhe janë vënë në kërkim të kasafortës. Ngjarja ka ndodhur në 24 shkurt 2018, siç duket edhe në pamjet e shkëputura nga kamerat e sigurisë.
Ndërsa videoja tjetër mësohet të jetë regjistruar në një market në Yzberisht, ku tre prej anëtarëve të grupit sërish të maskuar shfaqen në derën e supermarketit dhe nxjerrin nga aty një kasafortë.
Ata e shtyjnë me forcë deri sa arrijnë ta ngjisin në makinë. Videoja mban datën 26 shkurt 2018.
TË ARRESTUARIT
– Saimir Kuçi, 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje me armë.
– Elton Lika, 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje me armë.
– Valmend Pelivani, 27 vjeç, banues në Tiranë, dënuar më parë për vjedhje.
– Donald Ahmetaj, 28 vjeç, banues në Tiranë i dënuar më parë për vjedhje.
– Engrid Hënaj, 31 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...